Qofte Rulo

* 750 gr mish i grire
* 3 feta buke e ndenjur
* 3 veze (ndani nje te bardhe)
* 1 luge caji rigon
* 1 luge caji piper i zi
* 1 luge caji piper i kuq (sipas deshires)
* 1 luge caji kripe
* majdanoz
* 1 kavanoz 200 gr garnitur e gatshme ose
pergatiteni vete me :
*1 karrote te madhe
*1 patate mesatare
*1 filxhan caji bizele
Zijini bashke, pastaj patatet dhe karrotat pritini ne kube te vegjel

Perzini te gjithe perberesit e qoftes pervec garnitures dhe perzini per 3-5 min brumin e qofteve.
Tepsine lyeni me vaj dhe hidhni brumin e qofteve, shtrijeni ne tepsi ne trashesi te gishtit dhe siper hidhni garnituren ne mes te brumit, shtoni edhe pak kripe. Mbylleni ne forme ruloje dhe pjesen e mbylljes lereni nga ana e poshtme te tepsise. Siper lyeni me te bardhen e vezes qe ndate. Siper verini edhe 3-4 luge caji gjalp dhe futeni ne furre me 200'C per 40 min. Gjate pjekjes kontrollojeni dhe lengun qe leshon hidhjani prape nga siper. (keshtu sdo rrije e thate)
Kete qofte mund ta beni duke futur brenda edhe nje karrote te plote te zier ose/ dhe veze te ziera. Mund ta servirni me pure patatesh, pilaf ose brokoli.
Ju befte mire.