Pilaf me thjerreza jeshile

* 1 filxhan kafeje vaj ulliri
* 2 kokrra qepe te grira si per gjelle
* 1 luge gjelle salce
* 1 gote uji bullgur
* 1 gote uji thjerreza jeshile
* 4-5 domate te thara ose taze
* 3 speca te thare ose taze
* kripe

Lajini thjerrezat dhe zijini derisa te zbuten. Skuqni qepet ne vajin e ullirit, shtoni domatet dhe specat dhe skuqini edhe pak (5 min). Shtoni salcen dhe perzini perseri. Pastaj shtoni bullgurin e lare dhe thjerrezat te kulluara nga uji. Perzini perseri dhe shtoni 2 gota uji te vluara dhe kripen.
Lereni te ziej derisa ta thithe gjithe ujin dhe pastaj mbulojeni me leter buke dhe lereni per 10 minuta. Mund ta shoqeroni me mish.
Ju befte mire.