Embelsire me buke te thekur

* 10-12 feta buke e thekur
* 2 gota uji sheqer
* 750 gr. qumesht
* 3 luge gjelle miell
* 2 luge caji vanilie
* 1 gote uji qumesht (pervec 750gr.)
* 2 gota uji uje
* 1 pakete(150 gr) panna montata pluhur (whipped cream/ krem shanti/ shllag)
* arre kokosi ose arra

Rreshtoni buken e thekur ne nje tepsi drejtkendeshe xhami. Ne nje tenxhere digjni pak sheqerin, pastaj shtoni qumesht. Kete perzierje hidheni siper bukes se thekur nderkohe qe eshte e nxehte.
Ne nje tenxhere hidhni 750 gr. qumesht, miellin dhe vanilien dhe perzieni derisa te formoni nje mase si muhalebi. Hidheni kete mase siper bukes se thekur. Ne nje ene, tas, pergatisni kremin panna dhe hidheni ne katin e siperm. (Nqs nuk keni mund te mos ia hidhni) Zbukurojeni me arre kokosi ose arra.
Ju befte mire.